Oftalmokinetik Biofeedback

Të vërtetuar nga njohja-preferenca që tregojnë klientët tanë; ata vijnë në Qendrat tona në Greqi nga 5 kontinentet e botës (Evropa, Amerika, Azia, Afrika, Australia (nga 45 vende, madje edhe ato më të përparuarat, p.sh., Australia, Kina, Austria, Belgjika, Kanadaja, Danimarka, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Irlanda, Italia, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia, Suedia, Zvicra, SHBA-ja, etj.).

Metoda Pavlidis, unike në nivel ndërkombëtar, përfshin biofeedback-un oftalmokinetik fotoelektronik, i cili u zhvillua në Angli dhe u perfeksionua/rafinua në SHBA nga Shpikësi-Profesor Pavlidis.

Οftalmokinetik është lloji më i saktë, më i shpejtë, më i drejtpërdrejtë dhe, për rrjedhojë, më efektiv i biofeedback-ut.

Ajo i transformon spontanisht gabimet e pavetëdijshme (të pakontrollueshme) në gabime të vetëdijshme (të kontrollueshme-korrigjueshme), duke i bërë kështu të korrigjueshme. Është një trajtim biologjik për Deficitin e Vëmendjes, të Impulsivitetit dhe, pjesërisht, të Disleksisë, të cilat shumë shpesh bashkëjetojnë (Pavlidis, 1981; 1986; 1990; Pavlidis & Giannouli, 2014). Është një metodë plotësisht e sigurt, e këndshme dhe efektive, pa efekte anësore, e cila është e përshtatshme-e zbatueshme për të gjitha grupmoshat.

Është lloji më i këndshëm, i drejtpërdrejtë, i shpejtë dhe më efektiv i biofeedback-ut.

  • Ekselencë dhe Njohje Ndërkombëtare
  • Cilësi e shkëlqyer
  • Efektive
  • Shumë i saktë
  • Shumë i shpejt
Qëllimet e Biofeedback-ut Oftalmokinetik

Ne e transformojmë potencialin në Kompetenca – Aftësi

Qëllimet e Biofeedback-ut Oftalmokinetik janë të përmirësojnë kompetencat e mëposhtme:

  1. Rrit përqendrimin e vëmendjes
  2. Zvogëlon impulsivitetin-hiperaktivitetin
  3. Reduktimi i lëvizjeve regresive të syve gjatë leximit (kur shikimi ynë kthehet gabimisht prapa në vend që të jetë përpara)

Qëllimi ynë themelor është të kombinojmë biofeedback- un oftalmokinetik me Terapinë Konjitive te Sjelljes (CBT) për të trajtuar me sukses përvojat e padëshiruara ditore të një individi.

Përmes Biofeedback-ut Oftalmokinetik ne e stërvitim trurin të kontrollojë veten dhe të bëhet automatikisht vetëmbrojtës, në mënyrë që përpara se një individ të veprojë, të mendojë për pasojat e veprimeve të tij dhe në mënyrë që të mbrohet nga veprime dhe sjellje potencialisht të gabuara .

Me fjalë të tjera, nëpërmjet metodës sonë ne e stërvitim fëmijën në mënyrë që të ndryshojë sjelljen e tij/saj : nga e pavetëdijshme-spontane-e pakontrolluar në të vetëdijshme, të kontrolluara përgjegjëse. Me fjalë të tjera, personi vendos në mënyrë të vetëdijshme të përmirësohet dhe të kontrollojë veten me ndihmën e Biofeedback-ut Oftalmokinetik .

Për të transferuar përmirësimin në jetën dhe sjelljen e tyre të përditshme , ne kombinojmë Biofeedback- un Oftalmokinetik me Terapinë Kognitive- Sjellëse .

Kështu ata stërviten-mësojnë të kontrollojnë veten në jetën reale, gjë që do t’i ndihmojë të përqendrohen dhe të kenë vetëkontroll, në mënyrë që të fitojnë më shumë aftësi sociale dhe të krijojnë miqësi më të mira. Kjo ndodh sepse ata duhet të mendojnë para se të veprojnë dhe të mos thonë ose të bëjnë gjëra që nuk duhet, gjë që i bezdis të tjerët dhe i bën të mos duan të jenë miqtë ose kolegët e tyre.

Llojet e Biofeedback-ut
Rezervoni takimin tuaj Na kontaktoni